Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës në SHBA ëshë takuar me Nënsekretaren amerikane të shtetit, Victoria Nuland, takim të cilin e ka cilësuar si produktiv duke deklaruar se Kosova s’ka aleat më të madh se SHBA-ja.
“Një takim mjaft produktiv me Nënsekretaren e Shtetit, Victoria Nuland për të riafirmuar angazhimin afatgjatë të dy vendeve tona ndaj partneritetit dhe vlerave të përbashkëta. Kosova nuk ka aleat më të madh se SHBA-ja dhe unë mezi pres të punoj së bashku për siguruar që ne edhe më tej të kontribojmë për paqe dhe demokraci”, ka shkruar Osmani.
A very productive mtng w/ @UnderSecStateP Nuland to reaffirm our two countries’ long-standing commitment to our partnership & joint values.
???????? has no greater ally than the ???????? & I look forward to working closely together to ensure we further contribute to peace & democracy. pic.twitter.com/ebUfDWZKQa— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 11, 2021
Presidentja Osmani gjatë vizitës në ShBA është takuar edhe me zyrtarë të tjerë të Departamentit amerikan të shtetit./Gazeta Enigma/