Presidentja e vendit Vjosa Osmani është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar takime të shumta me zyrtarë të lartë të shteteve të ndryshme në kuadër të margjinas së sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Presidentja e vendit Vjosa Osmani pritet ta takojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
Presidentja Osmani deri tani sot ka pasur takim me presidentin e Finlandës, ministrin e Jashtëm të Irlandës dhe presidentin e Guyanas.