Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan ka nisur vizitën zyrtare në Turqi.
Gjatë qëndrimit në Stamboll, presidentja Osmani do të zhvillojë takime me odat ekonomike, prodhues industrial, përfaqësues biznesesh si dhe me komunitetin shqiptar të Turqisë.
Në këto takime ajo shoqërohet nga një delegacion i bizneseve kosovare për t`i parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit me bizneset turke, ka njoftuar zyra e Presidences.
Ndërkaq në vazhdimin e vizitës, në Ankara, Osmani do të takohet me homologun e saj, presidentin Erdoğan, në të cilin përveç diskutimit për marrëdhëniet aktuale, do të shihen edhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.
Përvec me presidentin Erdogan, presidentja Osmani do të takohet edhe me kryetarin e parlamentit turk, Mustafa Şentop si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit turk.