Presidentja Osmani për Distria Krasniqi: Ikona e Kosovës së sotme

Presidentja Osmani për Distria Krasniqi: Ikona e Kosovës së sotme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas suksesit të xhudistes Distria Krasniqi e cila fitoi të artën në Grand Prix të Portugalisë.

Osmani e lumtur me fitoren e Krasniqit, mes lavdatash thotë se Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria.

“Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin”, shkruan presidentja Osmani.

Tutje ajo është shprehur se “Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme!”./Gazeta Enigma/

Postimi i plotë:

Related Articles