Presidentja Osmani për situatën e jashtëzakonshme me COVID-19: Ditë e rëndë për vendin

Presidentja Osmani për situatën e jashtëzakonshme me COVID-19: Ditë e rëndë për vendin


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shtimit të numrit të rasteve të infeksionit dhe vdekjeve nga COVID – 19, raporton Gazeta “Enigma”.

Teksa ka njoftuar për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Osmani e ka cilësuar ditën e diel, si ditë të rëndë për vendin.

“Ditë e rëndë sot për vendin tonë me 36 humbje jetësh të qytetarëve tanë. Ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit nga kjo pandemi e tmerrshme, e cila po vazhdon të shkaktojë dhimbje e trishtim në Kosovë dhe gjithandej globit. Institucionet e Kosovës sot mblidhen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme”, shkroi presidentja.

Tutje ajo bëri thirrje për vaksinim masiv.   “Situata e sotme dramatike dëshmon edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve me të drejtë vaksinimi, por edhe bartjen e maskave për të parandaluar zingjirin e infektimeve. Kjo është mbrojtja e vetme dhe më e mirë. Ta bëjmë për veten tonë, për më të dashurit tanë, për familjet tona, për shtetin tonë!”, theksoi tutje ajo.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar shifrat me të larta të vdekjes së qytetarëve nga COVID-19. Sipas IKSHPK-së, 36 qytetar e humbën jetën si pasoj e pandemisë./Gazeta Enigma.


Related Articles