Presidentja Osmani për Trumpin: Ndihmoi në parandalimin e përshkallëzimit të situatës në Kosovë

Presidentja Osmani për Trumpin: Ndihmoi në parandalimin e përshkallëzimit të situatës në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lavdëruar rolin e presidentit amerikan, Donald Trump, në mbajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për “Fox News”, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara, Osmani tha se administrata Trump ka kontribuar ndjeshëm në shmangien e përshkallëzimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo rikujtoi se Kosova ka qenë cak i veprimeve agresive nga Serbia, duke përmendur sulmin e shtatorit 2023 dhe një tjetër tentativë destabilizuese në maj të këtij viti, të cilat, sipas saj, u penguan falë angazhimit të aleatëve të NATO-s

përshkallëzim, por kjo administratë ka bërë një punë të shkëlqyer për ta ndalur. Çelësi për rajonin tonë

“Megjithatë, ekziston një kërcënim i vazhdueshëm që vjen nga Serbia. Në maj pati një tjetër përpjekje për përshkallëzim, nëse mund ta quaj kështu, dhe kjo administratë ka bërë një punë të mrekullueshme për ta parandaluar. Pra, parandalimi dhe frenimi kanë qenë çelësi në rajonin tonë”, shtoi Osmani teksa vazhdoi lëvdatat për Trumpin”, tha Osmani.

Duke folur për udhëheqjen e Trumpit, ajo shtoi se ai gjithmonë ka vepruar me vendosmëri dhe qartësi.

“Ndërsa ai ngjitet sot në podiumin e Kombeve të Bashkuara, ne presim një mesazh të fuqishëm për paqen përmes forcës që është përcjellë në pjesën tonë të Evropës, ky është mesazhi i vetëm që e kuptojnë autokratët dhe udhëheqësit e çmendur në botë”, tha tutje Osmani.

Related Articles