Presidentja Osmani risjell fjalimin për Vasfije Krasniqin në Ditën e Eliminimit të Dhunës Seksuale në Luftëra

Presidentja Osmani risjell fjalimin për Vasfije Krasniqin në Ditën e Eliminimit të Dhunës Seksuale në Luftëra

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Luftëra, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka shpërndarë historinë e Vasfije Krasniqit, duke thënë se si ajo edhe shumë të tjerë, traumën e kanë shndërruar në veprim.

Ajo është shprehur se në këtë nderohen të gjithë burrat dhe gratë që kanë përjetuar krime, siç u shpreh ajo, të paimagjinueshme nën regjimin gjenocidal të Millosheviqit.

“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Luftëra, në nderojmë gratë dhe burrat që përjetuan krime të paimagjinueshme nën regjimin gjenocidal të Millosheviqit. Kjo është historia e Vasfije Krasniqit dhe e shumë të tjerëve, të cilët dhimbjen dhe traumën e tyre e kanë shndërruar në veprim”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Related Articles