Presidentja Osmani: Serbia s’mund të jetë kurrë anëtare e NATO-s

Presidentja Osmani: Serbia s’mund të jetë kurrë anëtare e NATO-s

Presidentja Vjosa Osmani, ka potencuar se Serbia nuk mund të jetë pjesë e NATO-s.

Osmani theksoi se përderisa ka shkelur vlerat me të cilat është ndërtuar NATO, shteti serb nuk mund të jetë anëtare.

Ajo tha se Serbia është një shtet që fle mbi varreza masive dhe se nëse dikush e konsideron atë si aleate të NATO-s, nuk i ofendon vetëm shtetet anëtare të kësaj organizate, por të gjitha “viktimat e Serbisë së Millosheviqit”.

Këtë deklaratë për medie, Osmani e ka bërë pas adresimit në ditën e dytë të konferencës “Java e Gruas 2024”.

Related Articles