Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tërmetit në Turqi, ku humbën jetën qindra persona, raporton Gazeta “Enigma”.
Ajo përmes një postim në Twitter, ka thënë të ofruar ndihmë për popullin turk përmes FSK-së.
LEXO EDHE: Qeveria e Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri
“Zemra ime është me të gjithë komunitetin e prekur nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj një shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit. Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme përmes FSK-së”, tha Osmani.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit një tërmet 7.8 ballësh ka godiur Turqinë jugore dhe Sirinëku ka shkaktuar shumë dëme dhe numri i viktimave ka arritur në 500.
Ndërsa numri i të plagosurve sipas nënpresidentit turk, Fuat Oktay është 2300. /Gazeta Enigma.