Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj turk, Rexhep Tayyip Erdogan.
Në njoftimin e presidencës turke thuhet se në takimin e Osmanit me Erdoganin do të adresohen të gjitha aspektet bilaterale mes dyja vendeve.
”Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Kosovës si dhe do të shkëmbehen pikëpamje për të çuar përpara bashkëpunimin bilateral”.
Po ashtu, në takim Erdogan dhe Osmani do të diskutojnë edhe tema me rëndësi për Ballkanin.
“Gjatë vizitës së parë zyrtare të presidentes së Kosovës, Osmani -Sadriu, në Turqi, do të diskutohen zhvillimet aktuale bilaterale dhe ato në Ballkan”. / Gazeta Enigma.