Sport Club “Gjilani” ka bërë goditjen e radhës në këtë afat kalimtar.
“Kuqebardhët” kanë bombarduar duke transferuar njërin nga mesfushorët më të mirë në Kosovë, Arbnor Ramadanin, raporton Gazeta Enigma.
Klubi gjilanas përmes një video-prezantimi që rrallë herë shihet në futboll ka zyrtarizuar futbollistin 28-vjeçar.
Kujtojmë që së fundmi mesfushori gjilanas ka mbrojtur ngjyrat e KF Llapit ku kishte fascinuar me paraqitje.
Më poshtë mund ta shikoni prezantimin e mrekullueshëm nga drejtuesit e SC Gjilani: /Gazeta Enigma/