Prezenca e policisë në veri i gëzon shqiptarët

Prezenca e policisë në veri i gëzon shqiptarët

Me një disponim të mirë po nisen që të fillojnë punën. Destinacioni i pjesëtarëve të Policisë është veriu i Kosovës.
Fillimisht, shumë prej tyre janë stacionuar në Lagjen e Boshnjakëve.

Pos në këmbë, këta patrullime po bëjnë edhe me veturë.

Në këtë mënyrë, po qarkullojnë edhe pjesëtarët e Eulex-it e ata të KFOR-it.

Më pak me të huajt e më shumë me Policinë e Kosovës, banorët shqiptarë thonë se po ndjehen shumë më të sigurt me prezencën e pjesëtarëve të sigurisë.

Ky ka edhe një urim për bashkëkombësit e tij.

Zyrtarët policor përveç te lagja e Boshnjakëve, patrullime po zhvillojnë edhe te ura e Ibrit.

Aty ku disa net më parë kishte shpërthime të njëpasnjëshme, të premten mbizotëronte qetësia.

Shumë prej zyrtarëve serbë janë larguar nga institucionet e Kosovës.

Por, a pritet rikthimi i tyre pas të gjitha zhvillimeve në vend?

Zyrtari i Prokurorisë ka një porosi edhe për partitë politike në vend.

Kryeministri Albin Kurti ditë më parë tha se duhet të shtohet prezenca e Policisë së Kosovës në veri pas incidenteve që ndodhën.

Related Articles