Prishtina dhe Malisheva e mbyllin edicionin vjeshtor me barazim

Prishtina dhe Malisheva e mbyllin edicionin vjeshtor me barazim

Prishtina dhe Malisheva kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit dhe malishevasit e kanë mbyllur sezonin vjeshtor me barazim, duke dimëruar në pjesën e epërme të tabelës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, pa shumë raste nga skuadrat.

Kështu, pas 45 minutave të parë ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë, pati diçka më shumë aksion dhe raste nga të dyja skuadrat, por edhe kësaj radhe skuadrat nuk arritën ta gjejnë rrugën e rrjetës dhe ndeshja u mbyll me barazim 0-0.

Pas këtij barazimi, Prishtina e mbyll edicionin vjeshtor në pozitën e katërt me 27 pikë, ndërsa Malisheva e treta me 30 pikë.

Related Articles