Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Llapit në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 36-të me Gledi Miicn nga penalltia.
Llapi e barazoi rezultatin në minutën e 62-të me Arbnor Ramadanin nga penalltia.
Golin e fitores e shënoi mesfushori Endrit Krasniqi në minutën e 84-të.
Ndeshja e kthimit në Podujevë pritet të dhurojë spektakël, pasi Llapit i duhet fitorja me rezultat 1-0 për të kaluar tutje. /GAZETA ENIGMA/