Skuadra e Zekerija Ramadanit i është rikthyer fitoreve, pas disa gabimeve në xhirot e fundit, duke ngadhnjyer ndaj Dukagjinit 2:1, shkruan Gazeta Enigma.
SKuadra nga kryetqyteti ka kaluar në avantazh në pjesën e parë me golin e shënuar fillimisht në minutën 25’ nga penalltia, nga Krasniqi, për të dyfishurar rezultatin në fund të kësaj gjysmëloje nga i njejti lojtar, saktësisht në vazhdim 45+.
Pjesa e dytë ishte e nivelizuar dhe pa shumë oscilime, por edhe pa gola të shënuar nga skuadra vendëse, ndërsa mysafirët nga Klina ishin ata që në fund të takimit, saktësisht në minutën 86’ ngushtuan epërsinë e Prishtinës, 2:1 përmes sulmuesit Sobovale.
Kjo ishte e tëra që mysafirët arritën të bënin në këtë sfidë, pasi ishin të pafuqishëm të barazonin për të ‘shkrirë’ epërsinë e dyfishtë të vendësve nga pjesa e parë, shkruan Gazeta Enigma.