Prishtinë: Aksidentohet vetura e policisë dhe një taksi, katër të lënduar

Prishtinë: Aksidentohet vetura e policisë dhe një taksi, katër të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnatës në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një veturë taksi, raporton Gazeta Enigma.

Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihet se të dyja veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale, teksa policia ka theksuar se janë lënduar katër persona.

“Rreth orës 00:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku melëndime në rrugën “Xhevë Lladrovci në Prishtinë. Në aksident janmë përfshirë dy vetura, si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

Ai ka shtuar se me rastin po merret trafiku i kryeqytetit.

Related Articles