Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Rrustem Hyseni”.
Rastin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, njofton Ahmeti. /Gazeta Enigma
Prishtinë: Gjuajtje me armë zjarri, dy të plagosur – policia jep detaje
