Policia e Kosovës ka njoftuar së ne fshatin Keqekollë të Prishtinës, dy persona të dyshuar kanë kryer vjedhje në një shtëpi.
Policia ka njoftuar se nga kamerat e sigurisë është vërejtur se veprën penale e kanë kryer dy persona të dyshuar. Ata kanë thyer derën e shtëpisë dhe kanë vjedhur një TV.
“Fsh. Keqekollë, Prishtinë, 12.04.2022 – 01:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportua se në shtëpinë e tij, persona deri me tani të identifikuar kanë thyer derën e shtëpinë dhe kanë vjedhur një TV, një shpuese betoni si dhe mjete tjera pune. Nga kamerat e sigurisë është vërejtur se veprën penale e kanë kryer dy persona te dyshuar. Rasti mbetet nën hetime”, njofton Policia e Kosovës./GAZETA ENIGMA/