Motër e vëlla janë arrestuar në Prishtinë ka njoftuar Policia e Kosovës, pasi janë rrahur mesvete, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.
“Janë arrestuar të dyshuarit kosovarë (motër e vëlla), pasi që janë rrahur në mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti ka ndodhur më 18 prill rreth orës 19:00./GAZETA ENIGMA/