Prishtinë: Policia godet rrjetin e shpërndarjes së drogës, arrestohet një i dyshuar

Prishtinë: Policia godet rrjetin e shpërndarjes së drogës, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës njofton se ka realizuar një operacion policor në lagjen Muhaxherët në kryeqytet, me ç’rast janë ndaluar dy persona dhe një veturë.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit, tek i dyshuari me inicialet A.B. janë gjetur dhe konfiskuar 117.8 gramë marihuanë në një paketim të vetëm dhe 24 paketime të vogla me 26 gramë marihuanë të gatshme për shitje. Ndërsa në veturën e personit të dytë me inicialet Sh.I. është gjetur një paketim i vogël me një gram marihuanë.

“Pas urdhrit të Prokurorit Kujdestar, është kryer kontroll edhe në banesën dhe bodrumin e të dyshuarit A.B., ku ne bodrum janë gjetur edhe 79.7 gramë marihuanë të ndarë në paketime për shitje, një peshore digjitale, dy paketime me foli dhe një telefon”.

“Të gjitha provat materiale janë konfiskuar nga Njësia e Forenzikës Rajonale  në Prishtinë. I dyshuari A.B është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa personi Sh.I është intervistuar si dëshmitar”, thuhet në kumtesën për media të Policisë së Kosovës.

Related Articles