Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar të dhënat e fundit për situatën në pikat kufitare të Kosovës.
Fluksi më i madh i qytetarëve që po largohen nga Kosova është vërejtur në pikën doganore të Merdarës. Pritjet për të dalë nga Kosova atje janë rreth dy orë, me një kolonë automjetesh që arrin deri në 1 kilometrin gjatësi.
Ndërkohë, pritjet kanë vazhduar edhe në pikat doganore të Jarinjës dhe Dheu i Bardhë. Në Jarinjë, qytetarët po presin deri në 1 orë për të kaluar kufirin, ndërsa në Dheu i Bardhë, pritja është deri në 25 minuta për daljen nga Kosova.
Në pikat e tjera kufitare, situata mbetet e qetë dhe nuk ka pasur asnjë pritje të konsiderueshme në hyrje dhe dalje.
Kjo situatë është në përputhje me rritjen e numrit të udhëtarëve dhe lëvizjes ndërkufitare gjatë këtyre ditëve.
