Vzhdojnë pritjet për mërgimtarët në pikëkalimet kufitare, ku në Merdarë kolona për të dalur nga Kosova është deri në 300 metra, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndërsa për të hyrë në vend nga Merdarja pritjet fillojnë nga pesë deri në dhjetë minuta.
Pritje ka edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, të cilat zgjasin deri në një orë e gjysmë për dalje, kurse për hyrje deri në pesë minuta.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 20 minuta për ta lëshuar vendin ka edhe në Mutivodë. /Gazeta Enigma/