Prizren: Gruaja përfundon në spital, thotë se e rrahu bashkëshorti i saj i dehur

Prizren: Gruaja përfundon në spital, thotë se e rrahu bashkëshorti i saj i dehur

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Në Polici kanë përfunduar mbrëmë edhe një çift në Prizren, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 40-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekëosre në spital, për shkak se ka pësuar lëndime trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku pas nënshtrimit të testit të alkoolit, ai ka rezultuar në gjendje të dehur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe i dyshuari do të hetohet në liri.

Related Articles