Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar rinumërimin e votave në qendra komunale, pasi sipas tij ka pasur manipulime edhe me votat me postë, raporton Gazeta “Enigma”.
Gashi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar.
“Siç po duket, procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar. Ky dështim ka dëmtuar gjithashtu rëndë besimin në vërtetësinë e rezultatit zgjedhor. Për hir të ruajtjes së besimit në procesin demokratik, KQZ duhet të vendosë për rinumërimin e të gjitha votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë.” – ka thënë Gashi.
“Një fenomen tjetër i vërejtur në këto zgjedhje është manipulimi masiv me votën e diasporës. Këto vota, siç po shihet, janë manipuluar sidomos brenda partive politike. Demokracia, ndër të tjera, është edhe besim në institucionet e zgjedhura. Vendi ka nevojë për institucione përfaqësuese dhe të besueshme.” – ka përfunduar Gashi. /Gazeta Enigma/