Pas vendimit të Gjykatës Administrative që vendosi në favor të ankesës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, në krye me Shaip Kamberin, zgjedhjet në Tërnoc të enjten po mbahen për herë të katërt.
Por, sërish votimi ka dështuar këtë e ka bërë të ditur Kamberi, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Në Tërnoc, në njësinë numër 6, nuk ka filluar votimi as pas tre ore përplasjesh mes komisionerëve që ka filluar pas provokimeve të komisionerëve të SPS se ”kjo është mbretri dhe na vendosim këtu”.
“Shumë zgjedhës janë kthyer nga vendvotimi dhe nuk iu është mundësuar të votojnë”, ka shkruar Kamberi.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se është paralajmëruar për vendosje të bombës në qendrat ku është paraparë të zhvillohet votimi.
“Ndërkohë vjen një paralajmrim për “bombë të vendosur në objektin e shkollës ku po mbahen votimet”, që e ka marre drejtori i shkolles me telefonatë anonime, skenar ky për të krijuar frikë te votuesit shqiptar”.
Në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, nuk kishte arritur të sigurojë ulëse për 12 vota. Kamberit, i duhen gjithsej 610 vota.
Ndërsa, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, që përbëhet nga Partia për Veprim Demokratik bashkë me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik mori 9 mijë e 644 vota të cilat nuk ia dhanë një mandat shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.