Kryeministri i Kosovës, të hënën do të përfaqësoj vendin në Samitin e Procesit të Berlinit, raporton Gazeta Enigma.
Qëllimi i kësaj nisme ishte nxitja e bashkëpunimin rajonal, pajtimin dhe integrimin në BE ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes mbështetjes ekonomike, politike dhe infrastrukturore.
Në kuadër të kësaj deri më tani janë nënshkruar rreth 15 marrëveshje, që mbulojnë aspekte të ndryshme siç janë tregtia, lëvizja e lire, transformimi digjital, bashkëpunimi në infrastrukturë dhe energji.
Marrëveshjet zakonisht nënshkruhen në nivel të liderëve, të cilët në kuadër të kësaj iniciative takohen një herë në vit.
Këtë vit, Kosovës iu mundësua pjesëmarrja falë zhbllokimit të CEFTA-s, andaj Kosova aty përfaqësohet e barabartë. / Gazeta Enigma.