Prokuroria e Hagës: Viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë

Prokuroria e Hagës: Viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka hapur sot gjykimin ndaj Salih Mustafës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i akuzuar për krime lufte.

Jack Smith, prokuror i specializuar, ka zbuluar në fjalën e tij hyrëse etninë e viktimave, për të cilat akuzohet Salih Mustafa.

“Viktimat e Mustafës janë shqiptarë të Kosovës. Nuk ishin armiq të Kosovës, nuk ishin spiunë”, tha ai.

Smithi gjithashtu në fjalën e tij hyrëse ka lavdëruar Kosovën dhe popullin e saj për krijimin e Gjykatës Speciale dhe mbështetjen e këtij institucioni.

“Kjo gjykatë flet me krenari për përkushtimin e njerëzve në Kosovë për sundimin e ligjit. Njerëzit e Kosovës kanë qenë forca lëvizëse e Zyrës sonë dhe këtij institucioni”, tha ai.

Ndërkaq, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, u deklarua i pafajshëm për akuzat për krime lufte. /REL

Related Articles