Prokuroria e konfirmon se Astrit Isufi ishte në paraburgim këtë vit

Prokuroria e konfirmon se Astrit Isufi ishte në paraburgim këtë vit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Gollubovc të Malishevës ka qenë në paraburgim këtë vit, raporton Gazeta “Enigma”.

Zyrtarja për Informim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka thënë për Gazetën “Enigma” se i njëjti ishte edhe më parë në paraburgim, pasi më 6 prill i ishte caktuar ajo masë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se prokurori i shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., me datë 06.04.2025, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, e cila po të njëjtit i është caktuar nga gjykata kompetente”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Prokuroria pohon se Isufi akuzohet për dy veprat penale për të cilat ka raportuar Klankosova.tv, “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

“Po ashtu, me datë 07.04.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit për veprat penale ‘Dhunë në familje’, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe ‘Kanosje’, sipas nenit 181 të KPRK-së”, kanë njoftuar nga Prokuroria.

Related Articles