Nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë njoftuar se kryeministri Albin Kurti nuk do të paraqitet sot në zyret e këtij organi, shkruan Gazeta Enigma.
Ai si arsyje për këtë mungesë e ka paraqitur udhëtimin e tij zyrtar jashtë shtetit.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, e cila ka thënë se do përgadisin një ftesë të re, duke mos dhënë më shumë detaje.
“Sot nga kabineti i kryeministrin Albin Kurti, Prokuroria Speciale ësht informuar se Kurti gjendet në një udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet në Prokurori. Prokuroria konform legjislacionit në fuqi do ta përgadisë një ftesë tjetër për Kurtin për një datë tjetër. Kjo është e tëra që mund ta ndaj me ju”, ka thënë ajo para mediave.
Ndonëse sipas saj data e re ende nuk dihet, ajo ka konfirmuar se arsyja e Kurtit është e pranuar.
“Data ende nuk është vendos. Përderisa është në udhëtim jashtë vendit, për ne është në rregull”, ka shtuar ajo.
E pyetur lidhur me cilin rast po kërkohet dëshia e Kurtit, ajo s’ka dhënë informata.
Kryeministri Kurti, ishte ftuar nga Prokurorinë Speciale të paraqitet sot në orën 09:30 në cilësinë e dëshmitarit./ Gazeta Enigma.