Prokuroria e Lartë e Serbisë: Aktakuza për Banjskën “nuk ka asnjë rëndësi juridike”

Prokuroria e Lartë e Serbisë: Aktakuza për Banjskën “nuk ka asnjë rëndësi juridike”

Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, tha se nga pikëpamja e rendit juridik të Serbisë, aktakuza në Kosovë kundër Milan Radoiçiqit dhe të tjerëve për sulmin terrorist në Banjskë “nuk ka asnjë rëndësi juridike”.

Stefanoviq deklaroi se integriteti territorial i Serbisë si pjesë e Kosovës është “garantuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSOKB)”.

Stefanoviq po ashtu ka vlerësuar se institucionet në Prishtinë “nuk kanë kompetencë të zhvillojnë asnjë procedurë, madje as penale”.

Reagimi i Stefanoviqit vjen pasi Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave, përfshirë Milan Radoiçiqin, për sulmin terrorist të shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, transmeton Gazeta Enigma.

Në një prononcim për RTS-në, prokurori Nenad Stefanoviq ka treguar se ndaj Radojiçiqit është duke u zhvilluar hetim në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd për shkak të dyshimit se ai së bashku me disa persona të panjohur kanë kryer tri vepra penale – bashkim me qëllim të kryerjes së veprave penale prodhimi, mbajtja, mbajtja dhe trafikimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

“Si pjesë e hetimit, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, përmes Ministrisë së Drejtësisë, iu drejtua EULEX-it (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë) dhe kërkoi që t’i sigurohet dokumentacioni i plotë lidhur me ngjarjen kritike të shtatorit”, tha kryeprokurori serb.

Ai theksoi se dokumentacioni ende nuk është dorëzuar në Prokurori dhe as nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga EULEX-i. /Gazeta Enigma

Related Articles