Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prizren: Burri e privoi nga jeta gruan duke ushtruar dhunë fizike

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prizren: Burri e privoi nga jeta gruan duke ushtruar dhunë fizike

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një grua dyshohet se është privuar nga jeta nga bashkëshorti i saj, B.D., përmes ushtrimit të dhunës fizike.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, B.D., dyshohet se ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

I dyshuari B.D. është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit të shtetit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria ka bërë të ditur se do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Related Articles