Një burrë nga Mitrovica të dielën ka tentuar ta vras gruan e tij me një mjet të mprehtë.
Rastin e ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh, duke shtuar se i njëjti është arrestuar dhe rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Lidhur me këtë rast nga Prokuroria e Mitrovicës kanë bërë të ditur për Telegrafin se prokurori i rastit pritet të kërkoj caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.
“Është ndaluar një person i dyshimtë për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”. Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të ndaluarin”, ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Ndryshe në media është raportuar se i dyshuari kishte tentuar ta vras gruan me sëpatë dhe se i njëjti u ndalua nga fëmijët e tij.