Prokuroria kërkon paraburgim për personat që dyshohet se shpërndan propagandë për organizata terroriste

Prokuroria kërkon paraburgim për personat që dyshohet se shpërndan propagandë për organizata terroriste

Në një operacion policor në dy raste të ndara, Policia e Kosovës ka arrestuar du persona të dyshuar për shpërndarje të propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, raporton Gazeta Enigma.

Lidhur me këtë nga Prokuroria Speciale ka njoftuar se do të paraqesin kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Në këtë fazë ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Mund të konfirmojmë se rastet janë të ndara dhe se prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, theksohet në përgjigje.

Kurse në njoftimin e tyre, Policia kanë speicfikuar se kontrollet janë zhvilluar në tri lokacione në Fushë Kosovë dhe Malishevë.

“Pas një pune operative-hetimore nga zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit të Policisë së Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Operacioni policor ka përfshirë dy (2) raste të ndara, që kanë rezultuar me tri (3) kontrolle të vendbanimeve në Fushë Kosovë dhe Malishëvë, si dhe dy (2) arrestime të personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”. / Gazeta Enigma.

Related Articles