Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nga Agjencioni Kundër Korrupsionit.
Kallëzimin penal e kanë dërguar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar Ekrem Luftiu, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka pranuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit kallëzim penal kundër personit me inicialet M.B”.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kallëzimin penal e ka dërguar në kompetencë në Prokurori Themelore në Prishtinë”, tha Luftiu për Klankosova.
Megjithatë, AAK-ja nuk mohoi as pohoi kallëzimin penal.