Pas ngjarjes së rëndë në Gjilan ku një 13 vjeçare u dhunua fizikisht nga bashkëmoshataret e saj, Prokuroria në Gjilan ka ndërmarr të gjitha veprimet ligjore bazuar në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Drejtësisë për të mitur.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se në këtë rast ishin të përfshira 5 të dyshuara.
Ndaj tyre, Prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim dhe për të është bërë Kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak, prej tyre 3 janë të moshës mbi 14 vjeçare, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedure penale, konkretisht, ka kallëzim penal, ndërsa, ndaj 2 të tjerave është marrë QPS – Gjilan, pasi që janë nën moshën e përgjegjësisë penale.
“Duke iu referuar kërkesës tuaj të parashtruar me datë 14 gusht 2025, lidhur me rastin e datës 04.08.2025, viktimës së mitur në Gjilan, PPM-96/2025, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore bazuar në Kodin e Procedurës penale, dhe Kodin e Drejtësisë për të mitur, ku të përfshirë: janë viktima e moshës së mitur 13 vjeçare, dhe 5 të dyshuara – ndaj njërës, Prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim dhe për të është bërë Kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak, prej tyre 3 janë të moshës mbi 14 vjeçare, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedure penale, konkretisht, ka kallëzim penal, ndërsa, ndaj 2 të tjerave është marrë QPS – Gjilan, pasiqë janë nën moshën e përgjegjësisë penale”.