Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një të pandehuri për kontrabandim me migrantë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një të pandehuri për kontrabandim me migrantë

rokuroria Themelore në Prizën ka ngritur të hënën aktakuzë kundër të pandehurit U.K, nën dyshimet se ka kryer veprën penale, “kontrabandim me migrantë”.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka thënë se i pandehuri dyshohet që në nëntor të vitit 2024 ka kryer kontrabandë me migrantë me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare, ose të dobisë tjetër pasurore, nga hyrja e paligjshme e personave në Kosovë, e të cilët nuk janë shtetas kosovarë.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri u ka ndihmuar disa personave që kanë hyrë jashtëligjshëm në Kosovë përmes një pikëkalimi me Shqipërinë, që të hyjnë në brendësi të territorit dhe më pas ka synuar t’i dërgojë ata në kufirin Kosovë – Serbi.

I pandehuri është ndalur sa ka qenë duke i transportuar të katër migrantët – një shtetas maroken, një sirian dhe dy egjiptianë – me makinë.

Nëse shpallet fajtor, i pandehuri mund të ndëshkohet me burgim ose gjobë.

Sipas rregullave në Kosovë, një migrant mund të qëndrojë në vend vetëm 15 ditë, pa u lajmëruar tek autoritetet e rendit.

Pas 15 ditësh, ai duhet të aplikojë për statusin e azilkërkuesit – në të kundërtën duhet të largohet nga territori i Kosovës. Për ta fituar statusin e azilit, duhen disa muaj kohë.

Related Articles