Prona ku ndodhi shpërthimi në Zubin Potok ishte e ish-kryetarit të kësaj komune

Prona ku ndodhi shpërthimi në Zubin Potok ishte e ish-kryetarit të kësaj komune

Një shpërthim ndodhi mbrëmë në një objekt në Zubin Potok, i cili ishte në ndërtim e sipër.

E ky objekt del të jetë në pronën e ish-kryetarit të kësaj komune, Stefan Vulloviq.

Të paktën kështu ka bërë të ditur kryetari i tanishëm i kësaj komune, Izmir Zeqiri.

“Dënoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit ti kapin dhe ti qesin para drejtësisë… sulmet e ngjashme të cilat po ndodhin  kundër jetës dhe pronave të qytetarëve janë të pa pranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati dhe rend dhe ligj”, shkroi Zeqiri në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma

Related Articles