Gjyqtari Eroll Gashi iu ofroi palëve 10 minuta kohë për të shqyrtuar mundësinë e ndërmjetësimit.
Ai fillimisht i njoftoi palët se e kanë këtë mundësi ligjore dhe se efekti i marrëveshjes së palëve për ndërmjetësim aktakuza hidhet poshtë.
Avokati i Bislimit, Florent Latifaj, tha se është pro ndërmjetësimit.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se është për procedurë të ndërmjetësimit “nëse të gjitha palët janë të dakorduara”. Njëjtë u shpreh edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.