Protesta e PSD’së kundër shtrenjtimit të rrymës – Reagon Qeveria

Protesta e PSD’së kundër shtrenjtimit të rrymës – Reagon Qeveria

Zëdhënësi i Qeverisë, Përprarim Kryeziu, ka reaguar pas protestës të së shtunës e organizuar nga PSD’ja te objekti i Qeverisë, kundër shtrenjtimit të rrymës, raporton Gazeta Enigma.

Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore.

Ai gjithashtu ka falenderuar organet e rendit për, siç ka thënë, profesionalizimin dhe durimin.

“Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin.

Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike”, ka shkruar Kryeziu.

Ndryshe, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është lajmëruar në rrjete sociale pas protestës që mbajtën sot te objekti i Qeverisë, kundër shtrenjtimit të rrymës.

Ai ka paralajmëruar edhe protesta, aksione e tubime të tjera, derisa ka bashkangjitur disa fotografi nga protesta e së shtunës.

“Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE. Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime. Protesta, aksione, tubime”, ka shkruar Molliqaj.

Related Articles