Gjatë ditë është mbajtur një protestë e shqiptarëve në Preshevë.
Lidhur me këtë ka folur, deputeti shqiptarë në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ai para mediave është shprehur se humica e partive politike shqiptare ishin prezente në protestë dhe se ishin dakorduar që të kenë më shumë aktivitete në të mirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Protestat janë një mekanizëm që kemi filluar t’i praktikojmë me qëllim që të sensibilizojmë çështjen tonë dhe t’i detyrojmë akterët kryesor të fillojnë të veprojnë”.
“Prandaj, Këshilli Organizativ do të vlerësojë kohën për të vazhduar me protesta të tjera, dhe mekanizma të tjerë juridik të cilët i kem në disponim”.
“Pra, partitë politike shumica prej tyre sot janë prezente këtu, janë dakorduar që të vazhdojmë me një aktivitet politik më efektiv dhe më dinamik”, ka thënë Kamberi. /Gazeta Enigma