Gjatë mëngjesit të sotëm Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për të tretën herë radhazi brenda këtij viti, ka mbajtur protestë.
Ata po protestojnë për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.
Por tashmë ka eskaluar edhe situata. Ata janë përleshur me Policinë e Kosovës pasi kanë tentuar të futen brenda objektit të KEK-ut.
Ata gjatë protestës kanë mbajtur edhe pankarta në duar në të cilat shkruante “ Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite.