Protestuesit serbë: Digju në ferr Albright (FOTO)

Protestuesit serbë: Digju në ferr Albright (FOTO)

Në Beograd janë mbledhur disa mijëra protestues në mbështetje të Rusisë, në luftën e saj të fundit kundër Ukrainës, dhe për të shënuar, siç thonë ata, bombardimet e NATO-s dhe luftën që u bë kundër tyre.

Përveç kësaj, duket që këtë protestë serbët po e shfrytëzojnë edhe për të festuar vdekjen e ish-sekretares së shtetit amerikan, Madeleine Albright, meqë në pankarta që mbajnë në duar shihet edhe mbishkrimi “Digju në ferr Albright”.

Protestuesit kanë parakaluar drejt pjesës së ambasadës ruse në Beograd dhe, gjatë marshit, janë dëgjuar duke brohoritur shprehje si: “Kosova është Serbi”, “Vuçiqi shqiptar”, etj.

Related Articles