Seleksionuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar edhe listën vendimtare për dy ndeshjet e muajit tetor në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku prurja më e re është Toni Domgjoni.
‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë dy ndeshje gjatë këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për “Katar 2022”, kundër Suedisë në Solna, më 9 tetor dhe Gjeorgjisë më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pjesë e listës si befasi është edhe futbollisti i Vitesses, Toni Domgjoni, por i cili ende është në pritje për të marrë lejen nga FIFA për t’u paraqitur në fanellën e Kosovës.
Por në të vërtetë! Kush është Toni Domgjoni?
Shqiptari 23 vjeçar ka lindur në Koprivnica të Kroacisë, ku e ka filluar edhe karrierën si futbollist.
Ai si fëmijë ka luajtur për klube si Sleven Belupo dhe Koprivinca para se të kalonte te Zurich.
Ai me klubin zviceran luajti në të gjitha kategoritë e reja, derisa sa e bëri debutimin në ekipin A në 11 prill 2018.
Te ekipi i parë i Zurich luajti për tre vite, ku kishte 106 paraqitje duke shtuar edhe 7 gola dhe duke dhuruar 7 asistime.
Këtë verë ai kompletoi transferimin te Vittesse, ku deri më tani ka bërë dy paraqitje.
Mesfushori i ri, ka luajtur për kateogritë e reja të Zvicrës në U-18, U-19, U-20 dhe U-21.