Ish-kryenegociatorja e dialogut të Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se ndëshkimi i Kosovës dhe jo i Serbisë për rastin e Banjskës ishte për fajin e kryeministrit Albin Kurti, raporton Gazeta Enigma.
“Serbia në mënyrë djallëzore sulmoi Banjskën dhe tha që këta janë serb por Serbia nuk po bën gjë, ama serbët po kërkojnë asociacionin që Kurti po e vonon. Realisht çfarë ishte prapavija apo qëllimi i fshehur? Ishte krijimi i një konflikti që ti thoshin botës që Veriu s’mund të jetë pjesë e Kosovës, sepse serbët nuk duan të rrinë aty”, -u shpreh ish-kryenegociatorja.
Ajo tha se nga sulmi i Banjskës BE ndëshkoi Kurtin edhe jo BE-në. Sipas saj kjo erdhi pasi sipas saj kryeministri i Kosovës ka bërë një gabim.
“Unë nuk mund ta them direkt, por e dimë. Ai ka bërë një gabim të tillë sa aleatët tanë e kanë parë që kjo situatë nuk ka ardhur vetëm si faji i një pale, por i të dyja palëve. Por nëse ka pasur faj Kosova, a është [përgjegjësia e atij që e ka shtetin ta mbrojë shtetin?”, tha Tahiri. / Gazeta Enigma.