Tashmë kanë dalë edhe fotografitë nga takimi i nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë takim, përveç ndërmjetësve Lajçak e Borrell, janë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Temë e këtij takimi do të jetë draft-statuti i Asociacionit dhe çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë