Publikohen të gjitha shpenzimet për dertivate që i kanë bërë deputetët nga viti 2011

Publikohen të gjitha shpenzimet për dertivate që i kanë bërë deputetët nga viti 2011


Pas deputetit publik, Kuvendi i Kosovës ka publikuar raportet për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve përgjatë viteve, shkruan Gazeta “Enigma”.

Kuvendi ka sqaruar se deputeti kompensohet për shpenzime të udhëtimit, si: 30km-110 euro, deri në 60km-20 euro dhe mbi 60 km-30 euro.

Sipas njoftimit, në këto shpenzime përfshihen të gjitha mënyrat e udhëtimit.

“Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit. Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione. Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndryshe, të enjten e kaluar, është publikuar lista e dhjetra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Sipas raportit, për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 3 mijë euro për karburante. / Gazeta “Enigma”.

Më poshtë mund të gjeni shpenzimet e secilit deputet:

Periudha: nëntor – dhjetor 2011

Periudha: janar – dhjetor 2012

Periudha: janar – dhjetor 2013

Periudha: janar – dhjetor 2014

Periudha: janar – dhjetor 2015

Periudha: janar – dhjetor 2016

Periudha: janar – korrik 2017

Periudha: gusht – dhjetor 2017

Periudha: janar – dhjetor 2018

Periudha: janar – dhjetor 2019

Periudha: janar – dhjetor 2020

Periudha: janar – dhjetor 2021

Related Articles