Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1.424 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër COVID-19..
Deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, kurse në total numri i rasteve aktive është 320./Gazeta Enigma/