Publikohet raporti i fundit i MSh-së për COVID-19

Publikohet raporti i fundit i MSh-së për COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 14  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës.

Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483.

Në total numri i rasteve aktive është 444./Gazeta Enigma/

Related Articles