Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 14 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës.
Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483.
Në total numri i rasteve aktive është 444./Gazeta Enigma/