Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar tri raste të reja, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkohë janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës.
Në total numri i rasteve aktive është 311. / Gazeta Enigma.